FIFA publikoi pak ditë më parë një listë me të gjitha informacionet e 736 futbollistëve pjesmarrës në Kupën e Botës. Përveç emrave, datës së lindjes, moshës dhe pozicionit në fushë, FIFA tregoi gjithashtu edhe madhësinë e trupit në centimetra.
Futbollisti shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, bënte pjesë në 3 futbollistët me të shkurtër të kompeticionit. Në lidhje me këtë gjë kanë reaguar edhe mediat zviceriane si dhe vetë futbollisti. Sipas tyre informacioni i FIFA-s është i gabuar, dhe Shaqiri nuk është 165 centimetra i gjatë siç u raportua, por 169 centimetra.
Pra e kanë zvogëluar 4 centimetra. FIFA njoftoi se të dhënat i merr nga shoqatat dhe nuk ka qenë tendencioz informacioni për Shaqirin.