Franca, Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe të pranishme në G7 ranë dakort për të refuzuar kthimin në rrethin e ngushtë të Rusisë, një kërkesë e parashtruar disa orë më parë nga Donald Trump. Liderët Emmanuel Macron, Angela Merkel, Theresa May dhe Giuseppe Conte u mblodhën përpara nisjes së samitit në Kanada me iniciativë të presidentit francez dhe ranë dakort se pozicioni evropian nuk është për një kthim të Rusisë duke sjellë në vëmendje vigjilencën e G7-ës përballë Moskës dhe mundësinë e dialogut, sipas këshilltarëve të Emmanuel Macron.
“Përpara nisjes së bisedimeve për këtë çështje, ne duhet të jemi të sigurt që Rusia do ndryshojë qëndrim dhe të huazojë një rrugë të re”, u prononcua kryeministrja britanike, Theresa May, për ”Sky News”.
Mundësia e dialogut me Moskën është një lëshim i bërë në Romë, presidenti i ri i këshillit italian ishte shprehur më herët në platformën “Twitter” se mbështeste kthimin e Rusisë në grup. Por Rusia u përjashtua në vitin 2014 pas aneksimit të Krimisë. Sot Krimeja vijon të jetë e aneksuar dhe marrëveshjet e Minskut për zgjidhjen e krizës nuk janë zbatuar plotësisht, pasi nuk ka ardhur momenti i duhur për t’iu kthyer kësaj pike.