Përveç tre vendeve evropiane (Francë, Gjermani, Holandë), të cilët dëshirojnë të inkuadrohen në finalen e dialogut Kosovë-Serbi, pritet që edhe SHBA të jetë pjesë e këtyre vendeve që do të inkuadrohet në finalen e këtij procesi.
Sipas burimeve që ”Novosti” ka siguruar, bëhet e ditur se përfaqësuesi amerikan do të jetë nga niveli i lartë këshilltarësh.
Siç shkruan ”Novosti”, Shtetet e Bashkuara sikur nuk janë të kënaqur me rezultatet e ndërmjetësueses së BE-së, Federica Mogherini, prandaj duan të angazhojnë një përfaqësues të tyre në këtë proces.
“Prandaj nuk përjashtohet që “era”, që ka nxitur debatin brenda BE rreth transparencës së dialogut dhe ngadalësisë së saj, ka arritur edhe në anën tjetër të oqeanit”.
Përfaqësuesi i SHBA-së, sipas “Novosti”, nuk do të njihej si ndërmjetës zyrtar, sepse për ndryshimin e formatit është i domosdoshëm miratimi i të dyja palëve, kështu që Beogradi mund të kërkojë përfshirjen e një përfaqësuesi rus nëse SHBA haptazi promovon vetveten, transmeton RTK.
“Kjo është arsyeja e këtij opsioni tani që përfaqësimi amerikan të jetë në nivelin e një këshilltari”, thuhet në burimin e siguruar nga “Novosti”.
Më parë, diplomatët e lartë amerikanë mbajtën takime në Ambasadën e SHBA-së në Bruksel me disa nga pjesëmarrësit në proces, por kuptuan se ky lloj “popullaritet” nuk ishte në favor dhe tani po ndodh shumë më diskrete”, tha një burim i mirinformuar nga administrata e Brukselit.
Po sipas këtij burimi bëhet e ditur se “si rregull, përfaqësuesi i lartë i administratës amerikane do të ishte gjithmonë në Bruksel, kur të zhvillohej ndonjë dialog i nivelit të lartë”.