Sot në Prizren është mbajtur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës për nder të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Aty kanë folur zyrtarët shtetëror, përfshirë Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, Kryeministri Ramush Haradinaj, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe personalitete të tjera.
Ndër ta qe një zonjë që mori fjalën, e cila vetën e prezantoi si familjare e Mehmet Derallës, së cilës fjalën ia ndërpreu, kryeministri Haradinaj. Madje Haradinaj u përpoq që zonjën që ishte në foltore ta largonte me forcë.
“Me respektin për ju vazhdon ceremonia me detyrat tjera”, u shpreh Haradinaj.
“Po mos më kap kështu”, u shpreh ajo, duke kundërshtuar që të largohet.
Haradinaj e largon me forcë një grua nga foltorja gjatë ceremonisë për nder të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit (VIDEO)
Publiée par Klan Kosova sur Dimanche 10 juin 2018