Zëvendëskryeministra për çështje evropiane, Bujar Osmani sot ka informuar anëtarët e kryesisë së ngushtë të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe liderin e BDI-së Ali Ahmeti për rrjedhën e negociatave për zgjidhjen e çështjes së emrit më Greqinë fqinje.
Zëvendëskryeministri Osmani pas takimit që u mbajt sot pas dite theksoi se BDI ka dhënë mbështetje negociatave që zhvillohen për zgjidhjen të këtij kontesti.
“Me kërkesë të kryetarit të BDI-së e informova kryesinë e partisë dhe liderin për rrjedhën dhe progresin e negociatave te Qeverisë me Republikën e Greqisë për zgjidhjen e kontestit të emrit. Informova anëtaret e kryesisë dhe liderin Ali Ahmeti për pozicionet dhe qëndrimin e harmonizuar të Qeverisë në negociata si dhe për sfidat kryesore të procesit , me crast kërkova, dhe kryesia e BDI-së solli vendim për mbështetje të tërësishme të negociatave si dhe mbështetje për qëndrimin e harmonizuar të Qeverisë . Nga këtu nisem drejt Qeverisë ku pres që kryeministri Zaev ti kumtojë rezultatet përfundimtare nga negociatat”, tha Osmani .