Bëhet fjalë për fitore politike sepse zgjidhet çështja që e ka munduar vendin, por edhe Ballkanin mbi 30 vjet, thotë zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë dhe ministër pa portofol Dimitris Tzanakopoulos në një intervistë për televizionin grek ERT dhe shton se ata si Qeveri janë të kënaqur dhe krenarë për atë që e kanë arritur.
“Jam i bindur se me kalimin e kohës edhe ta të cilët nuk pajtohen apo shprehin kundërshtim, do të kuptojnë se bëhet fjalë për një kompromis të domosdoshëm politik dhe diplomatik, i cili edhe krahas kësaj është kompromis, plotësisht i mbron dhe i garanton interesat e vendit tonë”, tha Dimitris Tzanakopoulos dhe shtoi se dje ishte bërë një hap shumë i rëndësishëm për stabilizimin e rajonit më të gjerë të Ballkanit.
Tzanakopoulos në intervistë u përqendrua në përfitimet për Greqinë nga marrëveshjen e arritur, lidhur me emrin erga omnes, revizion kushtetues dhe heqjen e irredentizmit.
Lidhur me akuzat nga opozita Demokracia e Re, Dimitris Tzanakopoulos tha se Micotakis mundej të zgjedhë kritikë lidhur me thelbin e marrëveshjes. MIA