Në stadiumin Luzhniki në Moskë ka nisur edicioni 21-të i Kampionatit të futbollit për Kupën e Botës, derisa ekipi i Rusisë është përballur me ekipin nga Arabia Saudite, duke shënuar përballjen e parë në këtë organizim.
Para se të niste ndeshja në orën 17:00, presidenti rus, Vladimir Putin ka hapur edhe zyrtarisht garën, derisa në këtë ceremoni kanë qenë pjesëmarrës edhe shumë figura tjera botërore.
“I përgëzoj të gjithë në këtë fillim të kampionatit më të rëndësishëm në botë”, ka thënë Putin.
Gara do të zgjasë më shumë se një muaj derisa finalja pritet të mbahet më 15 korrik në stadiumin e njëjtë ku ka filluar kampionati.
Në këtë ngjarje do të përballen 32 ekipe në 64 ndeshje.
Ndeshjet do të zhvillohen në 12 stadiume në 11 qytete ruse.
Sipas zyrtarëve, Rusia ka shpenzuar 13 miliardë dollarë për këtë organizim, i cili tradicionalisht tërheqë vëmendjen e miliona shikuesve në gjithë botën.