Më në fund u gjetën dy lider tru në kokë për t’i dhënë fund kontestit me emrin, tha zëdhënësi i qeverisë greke dhe ministër pa resor Dimitris Xanakopoulos gjatë fjalimit në Kuvendin grek.
Xanakopoulos theksoi se me marrëveshjen, përfundon shekulli i ideve të mëdha, të nacionalizmit, të ekstremizmit dhe shpërthimeve.
Duke folur për opozitën e vendit, tha se sipas deklaratave të VMRO-DPMNE-së dhe Demokracisë së Re, ato janë identike.