Boshnjakovski: Moment historik për të dy vendet, për Ballkanin, por edhe për Evropën

Ky është moment historik, jo vetëm për të dy vendet, por edhe për tërë rajonin, për Ballkanin, për Ballkanin Perëndimor, por edhe për Evropën, thotë zëdhëndësi qeveritar Mile Bpsnjakovski për agjencinë greke te lajmeve ANA-MPA.

Marketing

“Është me rëndësi të shohim se forcat progresive poltike në të dy vendet e zgjidhin problemin, i cili 25 vite e ka mbajtur peng tërë rajonin. Jemi në prag që ta zgjidhim dhe besoj se gjithçka do të zhvillohet normalisht në implementimin e marrëveshjes deri në fund të dhjetorit”, tha Bosnjakoski para nënshkrimit te sotëm të marrëveshjes në Prespe, mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Siç njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina në pyetjen nëse sot fillon ditë e re, zëdhëndësi qeveritar tha se me fillimin e negociatava filluan ditë të reja.

“Shumë pak njerëz besuan në negociatat siç besuan kryministri Cipras dhe kryeministri Zaev. Treguan vullnet të fuqishëm dhe përkushtim për përparimin në negociatat, kur shumë pak njerëz në të dy vendet ishin optimist se ekziston zgjidhje. Tani kemi marrëveshje qe gjithësesi se është kompromis dhe me siguri nuk është e pranueshme për të gjithë në të dy vendet, por është tërësisht e pranueshme nga forcat proresive demokratike, të cilat në këtë moment e udhëheqin Ballkanin drejt përparimit ekonomik” tha Boshnjakovski.

Marketing