Kryeministri Edi Rama emëron këshilltarin nga Kosova, Zëvendësministër të Jashtëm

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si dhe Këshilli i Ministrave në Shqipëri, kanë emëruar kosovarin Gent Cakaj, në postin e Zëvendësministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.

Marketing

Filozofi i ri nga Kosova Gent Cakaj ishte këshilltar i kryeministrit shqiptar, ndërsa në postin e ri do të zëvendësojë Kleopatra Maliqin, njofton Klan Kosova.
Kleopatra Maliqi ishte shkarkuar ditë më parë ndërsa ishte emëruar drejtoreshë e Shkollës së Administratës Publike në Shqipëri.

Vendimin e ka miratuar Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ka hyrë në fuqi që nga kjo e martë e 19 qershorit 2018-të.