Gjithçka e hapur në Grupin e Argjentinës, Nigeria e mund Islandën

Nigeria e ka mposhtur Islandën më rezultat 2-0 dhe kështu ka hapur gjithçka në grupin D për kalimin tutje.

Marketing

Nigeria ka shënuar një fitore të madhe kundër Islandës duke i hapur rrugë edhe vetës por duke hapur edhe garën se cila nga këto skuadra do ta kërkonte kualifikimin tutje në 1/16 së finales në Botëror.

Pjesa e parë ishte një pjesë monotone, më shumë raste dhe pa gola.

Megjithatë ishte Nigeria që kërkonte zgjedhje për të shënuar gol dhe e arriti këtë në pjesën e dytë.

Pa dyshim lojtar i kësaj ndeshje ishte Ahmed Musa, i cili ishte në një formë të mirë sonte.

Pasi bën një pranim të mirë të topit, Musa shënon një supergol në minutën e 48 të ndeshjes.

Pas kësaj Islanda fillojë të këndellet dhe të kërkonte golin e barazimit por Nigeria ishte shumë e mirë taktikisht në këtë ndeshje.

Kur po zhvillohej minuta e 75 ishte përsëri Ahmed Musa që depërtoi mirë në zonë dhe pasi kalojë disa lojtarë arriti që të shënojë edhe golin e dytë.

Islanda pati mundësi që të zbuste epërsinë, por Sigurdsson nuk arriti të shënoj dhe topi përfundojë jashtë kornizave të portës.

Kështu Nigeria përfundon ndeshjen me një fitore të madhe që e mban kombëtaren afrikane ende në lojë për kalim në fazën tjetër Rusia 2018.

Kroacia tashmë mbetet vetëm të konfirmohet si skuadra e parë në grup pasi që prin më 6 pikë dhe ndeshjen e fundit do ta zhvillojë më Islandën. Kroatët dëshirojnë ti hakmerren islandezëve për ato dy humbjet në grup ku ishte edhe Kosovë gjatë kualifikimeve.

Nga ana tjetër, me këtë fitore të Nigerisë edhe Argjentina është në lojë. Në rast se Argjentina fiton kundër Nigerisë në ndeshjen e fundit dhe Kroacia barazon ose fiton më Islandën atëherë do të kualifikohet njëri prej çifteve të ndeshjes se tretë Argjentinë – Nigeri.

Marketing