Referendumi, Zaev pranon marrëveshje me opozitën, çka pas referendumit?!

Referendumi për emrin do të duhet të jetë i detyrueshëm. Për këtë kërkesë të opozitës kryeministri Zaev thotë se janë pajtuar. Sipas tij, tani mbetet të vendoset nëse referendumi do të jetë konsultativ apo i obligueshëm për implementim. Zaev tha se rezultati i referendumit, duhet të respektohet nga të gjithë institucionet dhe qytetarët.

Marketing

Unë besoj se në procesin e vendimit për çështjen e referendumit dhe definimin e llojit të këtij referendumi. Ajo me të cilën pajtohem me opozitën është që ai të jetë i detyrueshëm ndërsa së bashku do të vendosim nëse do të duhet të jetë konsultativ ose i obligueshëm. Nga porosi që jepen në opinion, më jepet përshtypja se dikush dëshiron që ta bllokoj rrugën e Maqedonisë drejtë NATO-s dhe Evropës. Nëse qytetarët që do të dalin në referendum, më shumë se 50% plus një qytetarë, dhe shprehen qëndrimin e tyre për referendumin, është detyre e secilit qytetarë që ta respektojë vendimin dhe t’i bashkëngjitet dhe t’i mbështes institucionet e sistemit – deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Kreu i VMRO-DPMNE-së tha se nuk do të del kundër vendimit të popullit nëse referendumi do të jetë i detyrueshëm dhe demokratik. Edhe pse marrëveshja për emrin ende nuk është miratuar, Mickoski që tani shpreh dyshimet e tij për kredibilitetin e rezultateve.

Absolutisht po. Kuptohet se përderisa referendumi është i detyrueshëm, e kjo nënkupton që në referendum patjetër të dalin 50% plus 1 nga votuesit, sepse, këtu përsëri ka një moment, por më vonë do ua shpjegojë. Nëse dalin 50% plus 1 votues, nga votuesit e Maqedonisë dhe ata votojnë Për ose Kundër, atëherë të gjithë ne do të duhet ta respektojmë atë e jo vetëm VMRO-DPMNE-ja. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë, por fillimisht ai duhet të jetë demokratik pasi që në të kaluarën ka pasur vendvotime ka votuar një përqindje prej 40-50% e tani nuk mundet që ai numër të shkoj në 90%” – deklaroi Hristjan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së, njofton Alsat M.

Për organizimin e referendumit nevojitet konstituimi i KSHZ-së. Sot janë publikuar emrat e 41 kandidatëve për anëtarë të përkohshëm të KSHZ-së, deri në arritjen e marrëveshjes mes pushtetit dhe opozitës për Kodin e ri zgjedhor.

Mirëpo për realizimin e gjithë këtyre obligimeve që dalin nga referendumi, marrëveshja me shtetin grek lidhur me ndryshimin e emrit, anëtarësimin në NATO dhe zbatimin e reformave e shumë reformave tjera që i duhet Maqedonisë, duhet një shumicë më e madhe parlamentare dhe një përkrahje jashtëzakonisht e fuqishme nga gjitha partitë politike në vend, shkruan zhurnal.mk.

Pasiqë të martën kreu i VMRO-së Mickoski ka thirrur mbledhjen e Komitetit Qendrorë ku do të diskutohen shumë ideja të tij dhe të anëtarësisë për dalje nga kjo ‘krizë’ dhe pranim të ofertës nga ana e kryeministrit Zaev, që Mickoski t’i bëj favor Zaevit dhe dalje sa më masovike në referendum ku do të kishte mbi 950 mijë votues, e më pas Mickoski do të kërkonte koalicion të zgjeruar, shkruan Zhurnal nga burime partiake.

E gjithë kjo me qëllim që të realizohet marrëveshja e emrit me Greqinë, anëtarësimi në NATO e shumë reforma të tjera të cilat janë në favor të qytetarëve. E për gjithë këtë favor, VMRO në koalicionin e zgjeruar do të përfitonte 4 poste ministrore mes të cilave edhe ato kyçe.

Marketing