Shpend Ahmeti paralajmëron heqjen e roamingut me Maqedoninë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD) ka paralajmëruar se kjo parti do të inicojë heqjen e tarifave të roamingut me shtetin e Maqedonisë.

Marketing

I pari i Prishtinës këtë njoftim e ka bërë pas takimit me kryetarët e Athinës, Zagrebit dhe Shkupit, si dhe kryeministrit e Maqedonisë, Zoran Zaev.

“Pas takimit me kryetarët e Athinës (Giorgos Kaminis), Zagrebit (Milan Bandic) dhe Shkupit (Petre Silegov) në Shkup, takuam shkurt edhe kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev ku theksuam nevojën e bashkëpunimit të shtuar regjional”, ka shkruar ai.

“Shpejtë, si PSD do të inicojmë edhe heqjen e tarifave të roamingut me Maqedoninë”, ka përfunduar Ahmeti.
Ndryshe, PSD kishte nisur një rezolutë për heqjen e tarifave të roamingut me Shqipërinë, e cila mori votën pro të 69 deputetëve të Kosovës.

Me marrëveshjen e arritur së fundi në mes të Maqedonisë dhe Greqisë, emri i ri i shtetit të Maqedonisë është “Republika e Maqedonisë së Veriut”, emër ky i cili ende zyrtarisht nuk ka filluar të përdoret, sepse pret miratim përmes Kuvendit dhe referendumit në Maqedoni.

Marketing