Të hënën fillon faza e aplikimit në MASH për regjistrim në Konviktin studentor shtetëror Tome Stefanovski Seniç për vitet e dyta, treta dhe katërta ndërsa për vitet e para regjistrimi do të fillojë më 4 korrik.
Nga ky konviktet bëjnë të ditur se nxënësit janë të liruar nga participimi ndërkohë që ka edhe kategori të studentëve me sukses të dalluar që janë raste sociale dhe ata janë të liruar nga pagesa. Studentët e tjerë paguajnë nga 6030 denarë në muaj, por edhe përskaj thirrjeve që nxënësit dhe studentët shqiptar të regjistrohen në konvikt, interesimi është tejet i dobët, thotë për TVM2 drejtori I konviktit Lulzim Xhemaili.
“Ne kemi qenë në Jabollcishtë ku nataliteti është shum I madh është pjesë e banuar nga shqiptarët, por problem tjetër është se nuk kanë interes ti qasen konvikteve shtetërore edhe pse I kemi sqaruar kushtet interesi sëhtë I vogël. Ndërkohë nxënësit maqedonas shfrytëzojnë beneficionet e shtetit dhe ata banor që janë nga Pusteci dhe shtetas të Maqedonisë, ne këtu i kemi si student të jashtëm dhe shteti për ta paraticipon njëqind përqind”, tha Lulzim Xhemaili, drejtor i konviktit Tome Stafanovski Senic.
Xhemaili sqaron se konvikti posedon 577 shtretër por as 35 % prej kapacitetve të tij nuk janë të shfrytëzuara. Sipas tij konvikti posedon dhoma të renovuara dhe paisje sipas standradeve bashkëkohore.
“Me vetkontribut kemi arritur kushte më të mira nga të gjitha konviktet në Maqedoni, inventor të brendshëm,standard evropiane si klasë për nxënësit studentët mundësi rekreative dhe leximore dhoma mësimore etj”, tha Xhemaili.
Mungesa e nxënësve dhe studentëve vjen edhe si pasojë e migrimit të familjeve të tëra vlerëson drejtori, Xhemaili, I cili kërkon nga institucionet kompetente të bëjnë analiza të detajuara pikërisht për këtë fenomen që po zbraz shkollat dhe konviktet në Maqedoni.