Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë dilema rreth marrëveshjes me Greqinë dhe do e mbështesin referendumin. Kjo jo vetën që hap dyert drejt BE-së e NATO-s, por sepse e ruan identitetin e bashkëqytetarëve tanë maqedonas, ka thënë zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani në një intervistë për BBC.
Osmani ka thënë se BDI ka propozuar deri tek partnerët e koalicionit që të bëjnë fushatë të përbashkët për pranimin e marrëveshjes para referendumit në vjeshtë.
“Kjo do ishte hera e parë maqedonas dhe shqiptarë të bëjnë fushatë të përbashkët. Çdoherë ndahemi në zgjedhje, ndërsa kjo do të jetë porosi e mirë për raportet ndëretnike- bashkërisht të ndërtojmë shtetin dhe të shkojmë në NATO”, ka thënë Osmani.
Sipas tij, raportet ndëretnike në Maqedoni do të jenë në harmoni vetëm nëse ekziston perspektivë e qartë për anëtarësim në BE dhe NATO.