Dëshmitari Ahmet Bekir, i cili në seancën e kaluar në rastin “Monstra” u alivanos, sot gjatë marrjes në pyetje shpalosi disa deklarata dhe fakte kontraverse për vrasjen e pesfishtë në Smillkovë. Pas pyetjes së bërë nga avokati Naser Raufi nëse dëshmitari e njeh ndonjë pjesëtar të njësitit Alfa, i njohur si Vahid ose Vaxhid, dëshmitari tha se e ka të njohur, informon Tv Shenja.
Por, pesë minuta pasi thoshe se e njihet, dëshmitari e ndrronte deklaratën dhe thoshte se për herë të parë ka takuar personin kur policia kishte ardhur t’i marrë për të dhënë deklaratë në stacion. Siç tha dëshmitari, ky pjesëtar i Alfave jeton në Shutkë, por nuk tregoi se si e ka marrë vesh vendbanimin e tij edhe pse avokatët tentuan ta kuptojnë nëse ky pjesëtar i policisë i ka kërcënuar të mos ia përmendin emrin. Dëshmitari Bekir arsyetohej për shkak të menories së dobët dhe gjendjes së rënduar shëndetësore.
Siç shpjegoi më tej dëshmitari, ky pjesëtar Aflave ka qenë personi i cili ka shkuar në shtëpinë e tij dhe të dëshmitarëve tjerë dhe me makinë civile dhe shofer civil i ka dërguar në stacionin policor. Bekir tha se polici i larpërmendur gjatë kohës ka qenë me ta gjatë marrjes në pyetje në stacion.
Në momentin kur e pyetën dëshmitarin se kur e ka marrë vesh pjesëtari i Alfave se këta ka qenë në vendin e krimit, Bekir thas e shoku i tij i ishte lajmëruar pjesëtarit të Alfave, edhe pse nuk tregoi nëse e ka pasur të njohur.
Edhe pse versioni i parë i deklaratës së dëshmitarit dukej i qartë, më tej gjatë pyetjeve sqaruese ai vazhdimisht ndryshonte deklaratat.