Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Janes Stoltenberg, i ka precizuar kushtet për Maqedoninë që të marrë ftesë për në NATO.
Në rast se nuk ka sukses referendumi, ai nuk sheh si mund ti bëhet ftesë Maqedonisë që të bëhet anëtare e NATO-s.
“Pres që shefat e shteteve dhe qeverive të merren vesh për negociatat e pranimit, dhe më pas do të mund ta ftojmë Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë të behët anetare, pra nëse marrëveshja finalizohet. Finalizmi i marrëveshjes nënkupton ratifikimin e saj, referendum dhe votim pozitiv, dhe nëse kjo ndodh jam optimist”, theksoi Stoltenberg.
Stoltenberg thotë se një rast se marrëveshja për emrin nuk kalon në referendum, vështirë është që Maqedonia të marrë ftesë për në NATO.
“Nëse IRJM-ja e implementon dhe realizon marrëveshjen me votim pozitiv, atëherë NATO do ta ftojë vendin që të bëhet anëtare e plotë. Kjo është një marrëveshje historike e cila i jep mundësi historike IJRM-së që të anëtarësohet në NATO, dhe i ftojë qytetarët që ta kapin këtë mundësi dhe ta mbështesinë marrëveshjen”, thekson Soltenberg.