Sot Parlamenti votoi Marko Bislimovskin për kryetar, ndërsa Natasha Veljanovska, Atanasko Tuneski dhe Kushtrim Ramadanin anëtarë të Komisionit Rregullator Energjetik. Opozita votoi kundër dhe akuzoi se me zgjedhjen e tyre do të shkelet pavarësia e këtij organi rregullator.
Mandati i kryetarit aktual të Rregullatorit, Dimitar Petrov ndërpritet me miratimin e Ligjit të ri të Energjetikës. Kryetari i ri dhe anëtarët e këtij komisioni ishin propozim i Qeverisë.