Perdju: Republika e Maqedonisë së Veriut pasqyron realitetin dhe historinë

Emri Republika e Maqedonisë së Veriut tingëllon mrekullueshëm dhe e tregon realitetin dhe historinë e rajonit, tha ish-i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkaninm, Xhejms Perdju sot në seminarin e 98-të Ros Rot, kushtuar integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor: përforcim i procesit paqësor evropian.

Marketing

Sipas Perdjus, kryeministri grek dhe ai i Maqedonisë, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev kanë shfaqur guxim të madh politik për Marrëveshjen për emrin, e cila, siç theksoi, do të ndryshojë drejtimin e lëvizjes së kombit maqedonas dhe tërë rajonit.

Ai e përshëndeti dhe vendimin e mbrëmshëm të këshillit ministror në Luksemburg për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në.

Perdju, i cili ishte prezantuar si një nga folësit kryesorë në seminar, në fjalimin e tij Republikën e Maqedonisë e quante Republika e Maqedonisë së Veriut.

I pyetur për pozitën e administratës aktuale të SHBA-së në lidhje me pranimin e Maqedonisë në NATO, Perdju tha se qëndrimi i Uashingtonit për të është i njëjtë dhe konsekuent nga viti 2008.
“Përkrahim anëtarësim në NATO dhe nuk shohim arsye se pse ky qëndrim të ndryshojë”, theksoi Xhejms Perdju.