Profesori universitar, Lubomir Fërçkoski në një intervistë për A1on ka komentuar datën e kushtëzuar të Maqedonisë për çeljen e negociatave për antarësim në Bashkimin Europian, transmeton Zhurnal.
Ai shprehet se çdo anëtare që pretendon të kyçet në BE e NATO ekziston mundlsia që të bllokohet sepse së pari shohin nëse janë përmbushur reformat e duhur për antarësim të vendeve përkatëse.
“Çdo anëtare që kyçet në BE ose NATO ekziston mundësia që të bllokohet. Të gjithë shohin nëse janë përmbushur reformat në gjyqësi, arsim, siguri dhe në bazë të këtyre e gjykojnë një shtet. Nëse nuk përmbushen standartet mundet edhe që mos të na vazhdojnë afatin, por kjo është një situatë normale që të gjitha vendet e kalojnë”, ka deklaruar Profesori Fërçkoski.
Sipas profesorit Fërçkoski të gjitha vendet negociatat i fitojnë në këtë mënyrë dmth negociata të kushtëzuara.
“Negociatat para antarësimit të gjitha vendet i fitojnë në mënyrë të njejt, ato për të gjitha vendet janë të kushtëzuara. Mundet të fillojnë në shtator, tetor ose qershor, por pasi të fillojnë, çdo shtet që i fillon është e obliguar të lufton apo zbaton kushtet. Gjykatat do të jenë në presion që të sjellin vendime të proceseve të korupsionit, kjo për ne është super, por nuk është super për ata që i mbrojnë ata të VMRO-DPMNE-së, por kjo është problem i tyre”, thotë Fërçkoski.