Gjykatë, dëgjohen “bombat” mes Sasho Mijallkovit dhe vëllait të tij në rastin “Arka”

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Arka” janë dëgjuar katër incizime nga bisedat e përgjuara të propozuara nga PSP-ja, ndërsa të cilat kanë të bëjnë me firmën “Finsi” dhe furnizimin e pajisjeve dedikuar për MPB.

Marketing

Në incizimet dëgjohen biseda nga viti 2010 dhe viti 2011 ndërmjet Gordana Jankullovskës dhe Zoran Stavrevskit, Sasho Mijallkovit dhe Vllatko Mijallkovit dhe Sasha Glishiq.
Mbrojtja e të akuzuarve argumentonte deri te Gjykata që të mos lëshohen bisedat derisa nuk dorëzohet vërtetim nga PSP-ja nga procesverbal i përbërë nga pranim dorëzimi nga LSDM-ja të PSP-së.

Gjykata e refuzoi propozimin, pasi prokurorët nga PSP-ja thanë se një procesverbal i tillë është përgatitur dhe dorëzuar për rastin “Target -Fortesa”.

Të akuzuarit në “Arka” ngarkohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve dhe shkaktim dëm të Buxhetit në vlerë prej 862.045 euro për furnizimin e pajisjes elektronike-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe trajnim për shfrytëzim të tyre nga një firmë nga Britania e Madhe.

Për shkak të përfundimit të kohës së punës gjykatësja Xheneta Bektoviq e ndërpreu seancën e sotme dhe seancën e re e caktoi për më 10 shtator.