Koxias: Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet nga shumica e deputetëve

Shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias, sot shfaqi bindje se Marrëveshja nga Prespa do të ratifikohet në Parlamentin grek nga shumica e deputetëve.

Marketing

“Nuk ka mundësi që të mos votohet në Parlament”, tha Koxias në intervistë për radion greke “Njuz 247”, duke përsëritur qëndrimin e tij nga dhjetori i vitit të kaluar se do të ekzistojë shumicë e deputetëve, ndërsa jo parti të cilat do ta mbështesin marrëveshjen.

Paralelisht e hodhi poshtë mundësinë për votim nga 180, në vend se 151 deputetë, siç kërkoi lideri i Grekëve të Pavarur dhe partneri i koalicionit në Qeverinë greke, Panos Kamenos.
Duke folur për hapat e ardhshëm të të dyja palëve, shefi i diplomacisë greke, komentoi se “mirë po shkojnë afatet kohore” dhe se pret që deri në fund të vitit Maqedonia t’i përfundojë detyrimet, ndërsa pastaj të votohet në parlamentin grek.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, në lidhje me atë se çka shkakton mospajtime në Greqi dhe akuza deri te qeveria se e ka lënë anash gjuhën maqedonase dhe kombin maqedonas, Koxias përsëriti se gjuha ishte pranuar dy herë nga Greqia në të kaluarën, përderisa se në lidhje me kombin, sqaroi se ekziston dallim ndërmjet fjalëve “komb” dhe “shtetësi”, ndërsa në marrëveshje është shfrytëzuar terminologji nga e drejta ndërkombëtare dhe jo nga fjalorët e përditshëm.

Shefi i diplomacisë greke edhe një herë përsëriti se opozitat e të dyja vendeve në mënyrë të njëjtë i kritikojnë qeveritë, duke thënë se “Ivanovi e akuzoi Zaevin se iu dorëzua Greqisë, ndërsa Demokracia e Re thotë se dhamë gjithçka”.

Për mosmarrëveshjet nga Grekët e Pavarur, Koxias theksoi se secili partner i koalicionit ka të drejtë të mos pajtohet, ndërsa fakti që Panos Kamenos është ministër i Mbrojtjes, sipas shefit të diplomacisë greke, nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në Samitin e ardhshëm të NATO-s, sepse për zgjerimin nuk vendosin ministrat e Mbrojtjes. Në Bruksel, për dy javë, do të shkojnë Kamenos dhe Koxias së bashku me kryeministrin Cipras.

Në lidhje me takimin e djeshëm të kryetarëve të komunave nga Greqia Veriore të cilët kërkojnë referendum, Koxias tha se disa, si për shembull prefekti Apostollos Xixikotos, tentojnë të ndërtojnë karrierë politike.

Shefi i diplomacisë greke e komentoi edhe praninë e 15 mitropolitëve të takimit, duke thënë se ai personalisht “e respekton kishën, e mbron dhe mbështet, por disa peshkopë të caktuar nuk kanë kurrfarë punë në politikën e vendit”.