Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) e përshëndet vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) që të propozojë plan për hapjen e negociatave para anëtarësimit për Maqedoninë dhe Shqipërinë, për në muajn qershor të vitit 2009 dhe me këtë edhe njëherë vërtetohet rëndësia e nënshkrimit të marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit,l transmeton Zhurnal.
Në një kumtesë për agjencin shtetërore të lajmeve të Maqedonisë, DASH thekson se plani i BE-së parasheh përparim të mëtejshëm në disa fusha.
“Vendimi i Këshillit të Evropës i thekson hapat që dy vendet i kanë bërë në implementimin e reformave dhe harmonizimin e ligjeve me standartet e BE-së”, thekson DASH.
Mëtej, në kumtesë thuhet se SHBA-ja si mik dhe partnere e Maqedonisë, e ndihmonë Qeverinë e Maqedonisë që të ketë suksese në procesin e euro-integrimeve.
“Kjo nënkupton, sundim të së drejtës, vazhdimi i qeverisjes së mirë, reforma në gjyqësor, shërbimet sekrete dhe administartën publike. Këto janë çështje të rëndësishme që duhet domosdoshmërisht të zgjidhen pavarsishët zhvillimeve lidhur me anëtarësimin e vendit në be”, thuhet në komunikatën e Departamentit Amerikan të Shtetit, transmeton Zhurnal.
SHBA, po ashtu, përshëndet edhe “marrëveshjen historike për zgjidhjen e çështjes së emrit”. Potencohet se kjo marrëveshje e forcon sigurinë rajonale, porsporitetin dhe të ardhmen e përbashkët europiane të dy vendeve.
“Kryeministri Zaev dhe Cipras demostruan vizion dhe guzim në synimin e tyre të përbashkët për të gjetur një zgjidhje”, thonë nga DASH.