Përmbyset varka në Libi, zhduken mbi 100 emigrantë

Roja bregdetare e Libisë sot kumtoi se 100 emigrantë supozohen si të zhdukur dhe frikësohen se janë të vdekur pasi varka e tyre është përmbysur në afërsi të bregut të Libisë.

Marketing

Roja bregdetare arriti të shpëtojë 14 emigrantë nga varka, kumtoi zëdhënësja e rojës bregdetare, duke shtuar se nuk ka të dhëna për numrin e saktë të emigrantëve të cilët ishin në varkë, e as për nacionalitetin e tyre.

“Varka është përmbysur në lindje të Tripolit, ndërsa 14 emigrantë ishin shpëtuar”, duke shtuar se nuk e kanë të qartë se kur janë larguar drejt Evropës”, e as nga cili vend janë nisur.