E tmerrshme, shuhet një familje, gjenden të varur 11 anëtarët e saj

Njëmbëdhjetë anëtarë të së njëjtës familje janë gjetur të vdekur në një shtëpi në kryeqytetin e Indisë, Delhi – 10 prej tyre varur nga tavani’, thotë policia.

Marketing

Të paktën dy prej të vdekurve ishin fëmijë. Një grua 77-vjeçare ishte e vetmja që u gjet e shtrirë në dysheme. Pjesa më e madhe ishin me sytë të lidhur dhe me duart e tyre të lidhura pas shpine.

Policia thotë se gjeti disa shënime me shkrim dore, që të bëjnë të mendosh se bëhet fjalë për ‘praktikime mistike’.

Megjithatë, ata nuk e kanë përjashtuar vrasjen si motiv.

Vetëm një qen u gjet i gjallë në shtëpinë e familjes në zonën e Burarit të veriut të Delhi.

Ekzaminimet ‘post mortum’ kanë filluar.

Korrespondentët e BBC kanë raportuar për një ndjenjë paniku në zonë.

Familja Bhatia, me origjinë nga Rajasthan në Indinë veri-perëndimore, kishte jetuar në Delhi për më shumë se 20 vjet.

Ata kishin dy dyqane në katin përdhes të ndërtesës tre katëshe.

Gurcharan Singh, një fqinj, zbuloi trupat kur shkoi për të blerë qumësht të dielën në mëngjes.

“Kur hyra në dyqan, të gjitha dyert ishin të hapura dhe trupat e të gjithë njerëzve vareshin nga tavani me duart e lidhura”, tha Singh.

Një deklaratë e policisë tha se kishte “praktika të caktuara shpirtërore ose mistike nga ana e familjes”, raporton televizioni indian NDTV.