Seancë për pyetje të deputetëve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë seancë në të cilën deputetët do t’i parashtrojnë pyetje kryeministrit dhe ministrave.

Marketing

Kjo seancë zakonisht mbahet çdo të enjten e fundit të muajit, por për shkak të udhëtimit të kryeministrit Zoran Zaev u shty për sot. Sipas praktikës të parët do të parashtrojnë pyetje deputetët e opozitës.

Presidenti i Kuvendit Talat Xhaferi sot duhet që të mbajë takim të rregullt të cilin e mban çdo të hënë me koordinatorët e grupeve parlamentare, dhe pas kësaj do të publikohet nëse më 5 apo më 6 korrik do të mbahet seanca në të cilën sërish do të votohet ligji për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë për kontestin me emrin.

Xhaferi këtë e paralajmëroi në takimin me gazetarët që u mbajt të premten, pasi presidenti Gjorge Ivanov e kthehu ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes pa nënshkrim të Dekretit dhe me arsyetimin për arsyet se pse e bën këtë. Xhaferi në takim potencoi se nëse për herë të dytë presidenti i shtetit nuk e nënshkruan dekretin dhe kjo u bë praktikë, do të përdoret e njëjta zgjidhje edhe për Marrëveshjen, por edhe për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Një nga zgjidhjet është që ata të dërgohen në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e presidentit Gjorge Ivanov.