Pa energji elektrike nesër disa pjesë të Karposhit dhe Sarajit

Pa energji elektrike nesër do të mbesin një pjesë e komunave Karposh dhe Saraj.

Marketing

Nga QRUK Shkup informojnë se në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 13:00 pa rrymë elektrike do të jenë konsumatorët e një pjese të rrugës “Moskovska” në komunën Karposh.

Pa rrymë nga ora 12:00 deri në ora 13:30 do të jenë shfrytëzuesit nga Nerezi i Epërm, Fshati Etno në
komunën e Karposhit dhe fshatrat Krushopek dhe Krushopeki i Epërm në komunën e Sarajit.