I akuzuari për tentim- vrasje të Ziadin Selës, Aleksandar Janevski-Toshta në fillim të seancës së sotme gjyqësore dorëzoi një mori lëvdatash, mirënjohjesh dhe falënderimesh nga institucione të ndryshme lidhur me aktivitetin e tij human në shoqëri. Dorëzoi mirënjohje nga Kryqi i Kuq si donator për mbi 90 herë. Kishte mirënjohje edhe nga Ministria e Mbrojtjes, policia ushtarake.
Dorëzoi edhe falënderime nga Komuna Kisella Vodë për aktivitete të ndryshme humanitare. Por kishte edhe mirënjohje për ndihmë në një rast zjarri, për evakuim të civilëve.
Prokurori Darko Todorovski nuk e kundërshtoi këtë shtesë të listës së provave pasi tha se është në pajtim me ligjin.
Ndërkohë, sot janë paraparë fjalët përfundimtare të të gjithë shtatë të akuzuarve për tentimvrasje dhe të avokatëve të tyre. /Shenja/