Zaev gjysmë ore priti deputetët, Xhaferi i jep lëvdata

Ka filluar seanca parlamentare për pyetje deputetësh me vonesë prej gjysmë ore për shkak të obligimeve zyrtare të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi i cili ka kërkuar falje pasi kryeministri Zoran Zaev në Kuvend kishte arritur në kohën e saktë, transmeton Medial.mk.

Marketing

Xhaferi ka thënë se është hera e parë që kryeministri të pret deputetët dhe ka lavdëruar Zaevin i cili kishte ardhur në Kuvend në ora 11 kur dhe duhej të fillonte seanca e pyetjeve të deputetëve.

“Opinioni e di se jam i saktë në më shumë raste, por sot kisha obligime zyrtare. Nuk kam qenë në zyrë. Edhe unë jam njeri dhe mund të vonohem gjysmë ore”, ka thënë Xhaferi.