Kobler: Thirrje deputetëve të opozitës të kyçen në procesin reformues

????????????????????????????????????

Renata Kobler, Ambasadorja e Austrisë në Shkup, ka përshëndetur arritjet e Maqedonisë në lidhje me ratifikimin e marrëveshjeve me Bulgarinë dhe Greqinë, si dhe angazhimet e Qeverisë për zbatimin e reformave të BE-së.

Marketing

Ajo theksoi se zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet të jetë detyrë prioritare për Austrinë, por edhe reformat do të jenë kyçe për fillimin e bisedimeve me BE-në dhe ju bëri thirrje deputetëve të opozitës të kyçen në procesin reformues.

Ndërsa zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, foli për aktivitetet e projektuara të deritanishme dhe të ardhshme qeveritare, në lidhje me realizimin e tyre, me vështrim në reformat prioritare, të cilat i kërkon BE-ja.