Skriningu, fokusi në drejtësi dhe jurisprudencë

Palët e Maqedonisë dhe Evropës këtë javë i harmonizojnë kalendarët për fillim të skriningut të legjislaturës së Maqedonisë, që është hapi i parë dhe themelor para fillimit të negociatave me BE-në.

Marketing

Më pas pritet më 17 korrik eurokomisari për zgjerim, Johanes Han të vijë në Shkup, ku zyrtarisht kryeministri Zoran Zaev do ta paralajmërojë fillimin e procesit.
Skriningu është proces i skenimit të legjislaturës së vendit kandidat dhe vlerësimit të shkallës së gatishmërisë dhe harmonizimit me legjislaturën evropiane, më i njohur si acquis communautaire (shqiptohet: “aki kominoter”) në zhargonin evropian.

Skriningu është punë teknike dhe përbëhet nga takime mes dy palëve ku delegacioni evropian e prezanton acquis-në e BE-së për secilin nga 35 kapitujt, përderisa pala e Maqedonisë e prezanton shkallën e harmonizimit të legjislaturës vendore, përparimin dhe atë që mbetet për t’u bërë.

“Komisioni evropian (KE) do të vazhdojë me angazhimin e vet të fuqishëm për ta mbështetur IRJM-në në përpjekjet e saja reformuese në përgatitjen e fillimit të negociatave në qershor të vitit 2019, në këtë kontekst fillojmë me punën e nevojshme përgatitore. Kjo përfshin kontroll analitik të acquis-së (skriningut) si dhe përgatitjen e kornizës negociuese”, deklaroi për MIA-n zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiç.

Burime në Komisionin evropian për MIA-n sqarojnë se bëhet fjalë për proces të hollësishëm, që e zhvillon KE-ja për ta përgatitur vendin për negociatat me BE-në.
“Skriningu i mundëson vendit kandidat të njihet plotësisht me acquis-në e BE-së, ndërsa KE-së i mundëson ta vlerësojë shkallën e gatishmërisë së vendit kandidat dhe planet për harmonizimin me acquis-në e BE-së”, thonë burime të MIA-s në KE.

Procesi zakonisht zgjatë më shumë se një vit dhe vendosë bazë solide të informatave në bazë të të cilave vendet kandidate të BE-së më pas do t’i sjellin vendimet e veta në procesin e negociatave me Maqedoninë, thonë nga KE-ja. Secili kapitull ka të bëpjë me një politikë të caktuar evropiane, nga mjedisi jetësor deri te pronësia intelektuale, bujqësia apo ndërkaq transporti.

Gjatë këtij procesi, Komisioni evropian planifikon të fokusohet para së gjithash në kapitujt 23 dhe 24, përkatësisht jurisprudencën dhe drejtësinë, lajmëroi korerspondentja e MIA-s në Bruksel.

Këta janë edhe kapitujt e parë të cilët do të hapen vitin e ardhshëm, në pajtim me qasjen e re të BE-së ndaj vendeve kandidate. Në të vërtetë, pas inkuadrimit të vendeve nga Evropa Lidnore ishte rerviduar tërësisht mënyra e negociimit me vendet kandidate për shkak të dobësive të sistemit të cilat deri më sot ekzistojnë tek vendet “më të reja” anëtare si Polonia, Hungaria, Bullgaria apo Rumania.

Nga ana e Maqedonisë vlerësohet se fillimi i skriningut me këta dy kapituj është me rëndësi të madhe edhe lidhur me kushtet të cilat iu parashtruan Maqedonisë për datën e negociatave, përkatësisht shërbimet zbuluese dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit.