Nuk kaluan shumë ditë që kur dyshja Meda e Vjollca Haxhiu lansuan bashkëpunimin e tyre të parë, “Falëm”.
Akoma pa u dëgjuar nga të gjithë kënga paraprake, këta dy sollën projektin e radhës “Ja un ja ti”.
Kripi i këngës është bërë në bregdetin turk, derisa muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Wirusi e Granit Gashin, kurse tekstin Ghulo.
Të dy këngëtarët kanë paralajmëruar edhe projekte solo gjatë ditëve të nxehta të verës.