Zbulimi që mahniti botën: Pse Vikingët shkruanin “Allah” në veshjet e tyre

Një zbulim i papritur në Suedi ka ngritur pikëpyetje të mëdha rreth ndikimit të Islamit në Skandinavi.

Marketing

Studiuesit suedez kanë gjetur shkrime arabe të endura në kostumet e varrimit, në varka dhe varreza.

Ato u mbajtën në ruajtje për më shumë se 100 vjet, si shembuj tipikë të rrobave të funeralit të vikingëve Age.

Por një hetim i ri mbi rrobat – që gjenden në varrezat e shekullit të 9-të dhe 10-të – ka hedhur njohuri novatore në kontaktet midis botës së vikingeve dhe myslimanëve, transmeton Albeu.com.

Modelet e endura me fije mëndafshi dhe argjendi shkruajnë fjalët “Allahu” dhe “Ali”.

Zbulimi është bërë nga arkeologia Annika Larsson. Ajo thotë se kur pa rrobat dhe shkrimin, nisi t’i ngjante me diçka të tillë që kishte parë në Spanjë.

Larsson e kuptoi se ishte shkrim arab. Fillimisht ajo deshifroi fjalën Ali- kalifi i katërt i Islamit. Por fjala tjetër ishte më e vështirë për t’u deshifruar.

Ajo thotë se në të shkuarën, analizat e ADN-së kanë treguar se disa nga njerëzit e varrosur janë me origjinë nga Persia, ku Islami ishte dominues.

“Megjithatë, është më e mundshme që këto zbulime të tregojnë se kostumet e varrimit të vikingëve të jenë ndikuar nga idetë e Islamit për jetën e përjetshme dhe parajsën pas vdekjes”.

Do jenë analizat e mëtejshme që do përcaktojnë të tjera detaje.

“Mundësia që disa nga ata në varr të ishin myslimanë nuk mund të përjashtohen plotësisht,” shton ajo.