Qeveria gjen zgjidhje, Eurokompozit nuk e pranon

Punonjësit e Eurokompozit do të vazhdojnë të protestojnë para qeverisë, pavarësisht vendimit qeveritar për pagesën e rrogave të tyre në mënyrë lineare.

Marketing

Qeveria ka angazhuar kompaninë “Eurokompozit” nga Prilepi, të kërkoj huamarrje nga kompanitë me pronësi shtetërore “ELEM” dhe “MEPSO” nga 3 milionë denarë, ose gjithsej 6 milionë denarë. Njëkohësisht, Qeveria të dyja kompanive iu rekomandoi të sigurojnë huamarrjen e kërkuar. Ky angazhim i qeveris ka ardhur nga protestat e vazhdueshme të punëtorëve të kompanisë “Eurokompozit”.

“Gjysma e fondeve, tre milionë euro, janë të destinuara për pagesën lineare të pagave për të punësuarit. Rreth 30% e mjeteve, do të ndahen për furnizimin e lëndëve të papërpunuara dhe për mjetet e tjera që janë të nevojshme për kompaninë. Pjesa tjetër e parave do të jenë për mirëmbajtjen e vazhdueshme të ‘11 Tetorit – Eurokompozit’”, tha Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Megjithatë kjo zgjidhje e qeverisë, nuk po ju pëlqen protestuesve që janë vendosur me tenda nga dita e djeshme para qeverisë.

Ata thonë se një premtim të tillë e kanë pasur edhe më herët, por nuk ka pasur zgjidhje.

“Ajo zgjidhje që na ofroi qeveria, për ne nuk është zgjidhje, sepse një gjë të tillë na e ofruan edhe para tre dhe gjashtë muajve. Vendimi ishte që për tre muaj të zgjidhet problemi jonë me gjetjen e ndonjë investitori të huaj që të jepet fabrika dhe të zgjidhet problemi jonë. Ne më shumë nuk ju besojmë atyre, sepse çdo muaj po na gënjejnë dhe do të qëndrojmë këtu deri sa të shohim se problemi jonë është zgjidhur”, tha Robert Bogdanovski Kryetar i sindikatës “Eurokompozit”.

Punonjësit në “Eurokompozit” me bazë në Prilep sot bllokuan rrugën Prilep-Gradsko në dalje të qytetit për dy orë. Ndërsa përveç bllokimit të rrugës, një grup me tenda po qëndron nga dje para qeverisë së Maqedonisë. Ata thonë se do të qëndrojnë deri sa të ketë ndonjë zgjidhje afatgjate për paratë e tyre. Punëtorët e kompanisë “Eurokompozit” thonë se do të qëndrojnë para qeveris deri sa tu paguhen 18 pagat e papaguara dhe kontributet nga viti 2012.

Marketing