Varroset Burhani, 22-vjeçari që vdiq duke ndihmuar një fëmijë

Është varrosur 22-vjeçari Burhan Latifi nga Haraçina, i cili dy ditë parë, humbi jetën në plazhet e Greqisë.
Tragjedia kishte ndodhur kur një fëmijë kishte kërkuar ndihmë nga mbytja në det, ndërsa ishte Burhani që kishte vrapuar i pari për ndihmë. Për fat të keq, vet Burhani nuk kishte arritur të shpëtojë, ndërsa kishte ndërruar jetë pak minuta pasi trupi i tij ishte nxjerrë nga deti.

Marketing

Jozyrtarisht, trupi i ngrohur i Burhani në ujin e ftohur të detit mendohet të ketë qenë fatale për të riun nga Haraçina.
Varrimi i 22-vjeçarit u bë në varrezat e fshatit Mojancë. Burhani ishte djali i vetëm i familjes Latifi. (koha.mk)

Marketing