“Trajektorja”, dëgjohen “bombat” e PPS-së

Në Gjykatën Penale vazhdon dëgjimi i “bombave” për rastin “Trajektorja”, të ngritur nga PPS-ja, rreth zgjedhjes së firmës për ndërtimin e autostradave Shtip – Milladinovci dhe Kërçovë – Ohër.

Marketing

Në gjykatë u lëshuan të tjera biseda telefonike rreth rastit ku dëgjohen se si të dyshuarit bisedojnë për negociatat me biznesmenët dhe bankat kineze për ndërtimin e autostradave. Pikërisht për rrugën e re në Maqedoninë Perëndimore, në “bombat” e prezantuara dëgjohet se si ish ministri, Mile Janakievski, në shumë raste ka qenë i informuar se ajo autostradë do të duhej të kushtojë rreth 267 milionë euro, po mbi 100 milionë euro më pak nga marrëveshja më vonë e nënshkruar me ndërmarrjen kineze “Sinhidro”.

Nga PPS vazhdojnë të këmbëngulin se përmes bisedave të përgjuara konfirmohet aktakuza e speciales, se të akuzuarit e kanë injoruar në mënyrë të paligjshme ofertën më të ulët nga kompania CVE për autostradën Ohër – Kërçovë dhe kanë lidhur kontratë për çmim tmerrësisht më të lartë me një kompani tjetër kineze.

Në këtë lëndë të akuzuar janë ish kryeministri Gruevski dhe ish ministrat e tij, Janakievski dhe Peshevski, si dhe ish drejtori i rrugëve shtetërore, Gerogievski, për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, duke dëmtuar buxhetin e shtetit me 155 mijë euro.

Marketing