Disa nga banorët e fshatrave të Shkupit, Llaskarcë, Semenishtë, Arnaqi, Çajlanë, Bukoviq dhe pompa e benzinës “Shtatë vëllezërit” në komunën e Sarajit nesër prej orës 9:15 deri në orën 10:15 do të mbeten pa energji elektrike.
Në periudhën prej orës 7:45 deri në orën 8:45 nesër pa rrymë do të jenë një pjesë e banorëve nga rruga “18” në rrugën drejt fshatit Pobozhje dhe një pjesë e rrugës “Radishanska” në komunën e Butelit.
Prej orës 9:00 deri në orën 15:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga bulevardi “Boris Trajkovski” nënrruga 1 në komunën Kisella Vodë.
Siç informoi QRMK-Shkup, ndërprerjet bëhen për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin distributiv.