“Mosntra” u shtye për më 11 korrik për shkak të arsyeve teknike

Për shkak të mungesës së kushteve teknike për dëgjimin e dëshmitarit të mbrojtur, seanca e sotme për lëndën “Mosntra” është shtyer për 11 korrik.

Marketing

Në ndërtesën e vjetër të Gjykatës penale, sot duhej të nxirreshin dëshmitë e procesit të përsëritur gjyqësor rerth lëndës “Mosntra” të PSP-së.

Në seancën paraprake u lëshua audio dhe video incizimi i marrjes në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur Haki Aziri prej 7 majit të vitit 2012.

Paraprakisht në pyetjet e prokurores së PSP-së, Fatime Fetai u përgjigj edhe dëshmitari Ahmet Bekir, i cili në seancën paraprake u alivanos derisa dëshmonte për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës.

Lënda “Monstra” është hapur për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës, e kreyer më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, ndërsa në procedurën fillestare me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq dhe Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata supreme në dhjetor të vitit të kaluar i anuloi aktvendimet, i liroi nga burgu të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Smai Luta dhe Fejzi Aziri, dhe u caktoi masë kujdesi. Për gjykatën ende janë të pakapshëm Alil Dmeiri dhe Afrim Ismailloviq, për të cilët janë shpallur fletëarreste ndërkombëtare.

Marketing