Ferid Muhiq, tregon arsyet e tij pse nuk e mbështet marrëveshjen me Greqinë

Deputeti i LSDM-së Ferid Muhiq, sot në seancën plenare për rivotimin e Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë, tha se nuk do ta mbështet marrëveshjen për emrin, pasi sipas tij, është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe shtoi se do të votojë “i përmbajtur”.

Marketing

Ai tha se të gjithë flasin për dobitë që sjell marrëveshja, ndërsa përmendi se në politikë asgjë nuk ka falas.

“Është detyrim i jonë që të votojmë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet. Gjithë flasim për dobitë që na sjell kjo marrëveshje, por është e njohur në politikë “free meal”, nuk ka asgjë falas. Marrëveshja është nënshkruar, ndërsa unë i kam thënë argumentet e mia. Me këtë marrëveshje shkelen normat e Kombeve të Bashkuara. Dinjiteti kombëtar nuk mund të jetë kompromis për asgjë, ka thënë Angela Merkel. Ndërgjegja ime nuk më len të votojë as “pro”, as “kundër”, por do të jem “i përmbajtur””, tha mes tjerash Muhiq.

Përndryshe, në seancën e sotme Ligji për ratifikimin e marrëveshjes u mbështet nga 69 deputetë, ndërsa “i përmbajtur” ishte vetëm Ferid Muhiq, kurse deputetët e OBRM-PDUKM-së edhe sot nuk ishin prezent në seancë.