Deklarata e djeshme e kryeministrit të Maqedonisë para 125 ushtarëve të rinj profesionistë të ARM-së kur foli për ushtarët e Maqedonisë dhe armatën e Maqedonisë, shkaktoi reagime në Greqi, si tek mediumet, ashtu edhe tek politikanët.
Burime nga MPJ greke për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA komentuan se rasti konkret e thekson rëndësinë, Marrëveshja e Prespës të hyjë në fuqi.
“Lidhur me deklaratën e Zaevit për armatën ‘maqedonase’, burime nga Minsitria e Punëve të Jashtme theksuan se kjo deklaratë e potencon rëndësinë e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës. Dhe kjo është sepse, siç cekën burimet e njejta, në marrëveshje ceket qartë se prapashtesa për shtetin, organet e saja zyrtare dhe subjekte të tjera publike do të harmonizohen me emrin e ri të vendit, përkatësisht në rastin konkret ‘Armata e Maqedonisë Veriore'”, kumtoi agjencia greke e lajmeve.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, për deklaratën konkrete të kryeminsitrit të Maqedonisë, reagoi përmes profilit të tij zyrtar në Tuiter edhe përgjegjësi për politikë të jashtme në Demokracinë e Re opozitare, Jorgos Kumucakos.
“Pas Marrëveshjes famoze të Prespës, Zaev cekë ‘armatën e Maqedonisë’. Me vetëm një deklaratë, Zaev: e provokon Greqinë, i rrënon argumentet nga propaganda e Cipras-Koxias, plotësisht e përqesh Koxiasin dhe e konfirmon të drejtën e refuzimit nga Demokracia e Re”, shkroi Kumucakos në Tuiter.
Edicionet onllajn të mediumeve greke, e transmetuan qëndrimin e burimit nga Ministria e Punëve të Brendshme të Greqisë për ANA-MPA, por edhe deklaratën e djeshme të kryeminsitrit të Maqedonisë.
“Provokim nga Zaev për armatën e Maqedonisë, si përgjigjet MPJ greke”; “Zaev foli për armatën e Maqedonisë”; “Përgjigje nga MPJ greke për armatën e Maqedonisë të Zaevit”; “Me Prespën përgjigjen burime nga MPJ ndaj deklaratës së Zaevit për armatën e Maqedonisë”; “Thëniet e Zaevit për armatën e Maqedonisë e zgjuan MPJ-në greke”, janë vetëm disa nga titujt e teksteve në mediumet greke për deklaratën e djeshme të kryeministrit të Maqedonisë dhe reagimin nga MPJ greke.