Cipras: Marrëveshja për emrin, historike

Kryeministri grek Aleksis Cipras e cilësoi edhe njëherë si historik Marrëveshjen për emrin por theksoi nevojën e zbatimit në përpikëri të saj. Cipras pas takimit me kolegët e tij serb, rumun dhe bullgar theksoi se vendet e Ballkanit kanë perspektivë të re euro-atlantike por shtoi se procesi i integrimeve kërkon vizion dhe hapa të guximshëm.

Marketing

Këtë vit kemi Marrëveshjen historike të Prespës, arritja e të cilës para një viti ishte e paimagjinueshme. Por tashmë është fakt dhe përben bazën për zgjidhjen e një çështjeje shumë të rëndësishme, duke i dhënë perspektivë të re tërë rajonit – deklaroi Aleksis Cipras, kryeministër i Greqisë.

Pavarësisht vendimit të Këshillit Evropian, Cipras kujtoi se finalizimi i Marrëveshjes për ermin është kusht i domosdoshëm për çeljen e negociatave në qershor të vitit të ardhshëm.

Kemi vendimin për fillimin e bisedimeve në verë të 2019-ës për Shqipërinë dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, me kusht që çështja e emrit të këtij shteti të zgjidhjet në mënyrë pozitive. Është me rëndësi të theksohet se nevojiten tone pozitive – tha Aleksis Cipras, kryeministër i Greqisë.

Zbatimi i Marrëveshjes se emrit pritet të diskutohet javën e ardhshme në takimin mes kryeministrave Cipras dhe Zaev në Londër në kuadër të Samitit BE- Ballkani Perëndimor.