Ndryshimet në organizëm pas vetëm 15 minutash ecje

Kura më e mirë dhe më e thjeshtë për të kapërcyer një situatë stresuese është ecja.

Marketing

Bëhet fjalë për një aktivitet të thjeshtë fizik por që ka cilësitë më të mira të një medikamenti farmaceutik kundër stresit.

Por ky nuk është i vetmi përfitim që vjen nga ecja.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të zbuloni përfitimet që merrni nga ecja prej 15 minutash çdo ditë.

Rreziku Nga Ishemia Apo Sëmundjet Kardiovaskulare
Një studim i vitit 2009, të cilit i referohet AgroWeb.org zbuloi se ecja për thuajse 20 minuta në ditë e ul rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare me 31 përqind.

Kundër Obezitetit
Një nga mënyrat më të lehta për të mposhtur obezitetin është ecja për gjysëm ore çdo ditë.

Studimet konfirmojnë se edhe nëse njeriu ecën të paktën 15 minuta çdo ditë, mund të mposhtë dëshirën për ëmbëlsira, një faktor shumë domethënës për konsolidimin e obezitetit.

Ulja E Tensionit Të Gjakut
Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, duhet të ecni më shpesh.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org nëse njeriu ecën për 10 minuta në ditë mundet të ulë tensionin e gjakut.
Nëse ecni më shumë se 15 minuta, tensioni i lartë i gjakut mund të ulet më shumë.

Për Një Kujtesë Të Fortë
Aktiviteti fizik i çdo lloji është shumë i mirë për trurin.
Falë ecjes, njeriu mund të përmirësojë edhe kujtesën, thonë studimet.

Sipas tyre, ecja për 40 minuta në javë ose ecja e shpejtë për 15-20 minuta mund të ngadalësojë humbjen e vëllimit të trurit.

Kundër Dhimbjes Së Kyçeve
Aktiviteti fizik dhe veçanërisht ecja ndihmon në rindërtimin e pjesëve të dëmtuara të kyçeve dhe indeve.
Ecja mundëson lubrifikimin e tyre dhe zbut dhimbjet.

Ngrënia E Nxitur Nga Stresi
Ekspertët shprehen se të ecësh është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjë njeriu për të luftuar dëshirën për ushqim e cila nxitet nga stresi.

Sa më të larta të jenë nivelet e serotoninës, aq më pak i stresuar do të jetë njeriu.

Nga ana tjetër ai do të ketë më pak dëshirë për të ngrënë edhe nëse është i ngopur.

Mjaftojnë 15 deri në 20 minuta ecje për të rritur nivelet e serotoninës, hormonit që mundëson gjendjen e mirë shpirtërore.

Marketing