Pesë persona kanë humbur jetën në fshatin Biraqë të Suharekës në një aksident trafiku.
Bëhet fjalë për dy të rritur dhe tre fëmijë, ka njoftuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, përcjell Klan Kosova.
“Rreth orës 13:21 minuta në magjistralen Suharekë – Duhel ka ndodhur një aksident i tmerrshëm komunikacioni me ç’rast kanë humbur jetën pesë persona: dy të rritur dhe tre fëmijë”, ka shkruar ai në Facebook.
“Vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca e cila ka dalë në vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti të llojit BMW dhe një autobusi”.