Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Tsino të Kraocisë, ku një boksier me origjinë shqiptare, ka ndërruar jetë pas një aksidenti të tmerrshëm.
Valentin Kajtazi po drejtonte motorin e tij kur u aksidentua me makinë nga një 64 vjeçar dhe u dërgua menjëherë në spital, por ndërroi jetë nga plagët e marra.
“Çfarë të themi, kur në këtë mëngjes morëm lajmin e trishtuar, të gjithë në klub jemi në gjendje shoku.
Valentini ishte shembull, ai ishte fillestar por në sajë të këmbënguljes së tij ai u bë një konkurrent dhe luftoi më së miri. Ky lajm na ka goditur. Valentini ishte djalë i mirë, pozitiv dhe shumë i vlefshëm, e pabesueshme që ka ikur’’, tha Josko Sunara, trajner i Sibenikut, Petar Kresimir.