Nuk do të caktoj seancë të komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ derisa partitë të bien dakord dhe nuk japin dritë jeshile, “tha për TV 24 kryetari i komisionit për zgjedhje dhe emërime, Ilija Dimovski.
Dimovski thotë se nëse palët nuk japin dritë jeshile ndërsa ai fillon procedurën, do të jetë e kotë për shkak se procesi do të dështojë dhe pastaj të gjithë procedurën duhet ta fillojë nga fillimi, me konkurs të ri, afat të ri për kandidaturat me çka do të humbet kohë shtesë.