Ish-kryeparlamentari Stojan Andov në intervistën për Alsat M bën të ditur se Marrëveshja e nënshkruar me Greqinë rreth kontestit me emrin mund të shpallet në Gazetën Zyrtare edhe pa nënshkrimin e Presidentit Ivanov.
Sipas tij, Talat Xhaferi duhet të kërkojë mendim nga Qeveria dhe të presë përgjigje prej saj nëse Marrëveshja me Greqinë duhet doemos të hyjë në fuqi.
Më pas, Kuvendi në bazë të përgjigjes nga Qeveria mund të miratojë konstatimin me të cilin do të autorizojë kryeparlamentarin Xhaferi të nënshkruaj marrëveshjen edhe në vend të presidentit të shtetit.