Vazhdojnë seancatgjyqësore për rastet “Tortura”, “Tarifa”, “Lëndina” dhe “Dhuna në Qendër”

Në Gjykatën Penale sot janë caktuar seanca për rastet e Prokurorisë Publike Speciale “Tortura”, “Tarifa”, “Lëndina” dhe “Dhuna në Qendër”.

Marketing

Seanca paraprake për rastin “Tortura” u shty për shkak të mospranisë së të akuzuarit Filip Atanasov, për të cilën avokati i tij, Ljupço Shvërgovski parashtroi vërtetim mjekësor me shkrim.

Gjykatësja Aleksandra Ristevska paralajmëroi se kjo do të jetë shtyrja e fundit dhe tha se nga seanca e ardhshme do ta ndajë procedurën nëse dikush është i sëmurë, sepse, siç tha, kjo është në interes të të akuzuarve, të të dëmtuarit, prokurorëve, avokatëve mbrojtës dhe gjykatësit.

Në rastin “Tortura” të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish- njeriu i parë i njësisë “Alfat” Ivica Antevski – Puki dhe pesë pjesëtarë të njësisë.

Prokuroria Speciale Publike i ndjekë për torturë dhe veprim tjetër brutal, jonjerëzor apo poshtërues dhe ndëshkim, për mënyrën e privimit nga liria e liderit të Të bashkuarve për Maqedoninë dhe ishministër i Punëve të Brendshme, Ljube Boshkovski, më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM”, Dejan Boshkovski si edhe dy persona të tjerë, të cilët akuzohen për rastin “Tarifa”.

Bëhet fjalë për akuzë për furnizimin e paligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë prej rreth katër milionë euro.

Sipas aktakuzës së PPS-së, të akuzuarit e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin në procedurën për furnizim publik të softuerit – “ERP Sistem”. Të akuzuarit me moskryerjen e pozitës zyrtare kanë mundësuar personi juridik – konsorcium, i cili më pas e ka marrë tenderin të kualifikohet në fazën e dytë të negociatave gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk e ka dorëzuar dokumentacionin e plotë.

Seancë e re do të mbahet edhe rastin “Lëndina” të PSP-së, Dragan Pavloviq – Llatas, Sërgjan Pavlloviq dhe Zvezdan Pavlloviq sot në Gjykatën Penale u shprehën se nuk ndjehen fajtorë për ndërtimin e paligjshëm të tre objekteve në Zelenikovë.

Sipas aktakuzës, ata kanë ndërtuar tre uikend-shtëpi në Komunën e Zelenikovës pa pasur leje për ndërtim të tillë, gjegjësisht pa miratim për ndërtim. Llatas ka ndërtuar uikend-shtëpi prej 317 metra katrorë, ndërsa vëllezërit e tij me kuadraturë prej 130, gjegjësisht 104 metra katrorë.

Në përmbledhjen e dëshmive të PSP, midis të cilëve edhe inçizime satelitore, ekspertizë, si dhe dokumentacioni i mbetur, këto tre uikend-shtëpi kanë filluar të ndërtohen në vitin 2011, ndërsa leja për ndërtimin e tyre nga komuna është marrë në vitin 2013 kur ka mbaruar ndërtimi i tyre.

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot Seancë gjyqësore duhet të mbahet dhe për rastin “Dhuna në
Komunën Qendër”.

Në rastiin “Dhuna në Qendër” të akuzuar janë 14 persona, në mesin e të cilëve dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe deputetja e VMRODPMNE-së, Daniela Rangelova.

Në seancën e mëparshme, fajin për ngjarjet para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013, e pranuan i akuzuari i katërt, Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe u dënuan me kusht. Për të akuzuarin e shtatë Dimçe Kërstev, megjithatë, zhvillohet procedurë e ndarë.

Marketing