Nxënës e mësimdhënës të SHFG “Ismail Qemali” në fshatin Gurguricë, komuna e Bërvenicës nga sot do të kenë kushte shumë më të mira për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor, pasi objekti i ri shkollor modern, që ka kushtuar mbi 670 mijë euro, është përfunduar dhe do të jetë në shërbim të nxënësve të Fshatit Gurguricë nga Shtatori i ardhshëm i vitit 2018.
Në përfundimin e “Godinës së Re” stafi jonë drejtues i’u uron nxënësve arsimtarëve dhe prindërve për ketë projekt kapital, që do të shërbejë për ngritjen e kapaciteteve në arsim. “Të rinjtë e Fshatit Gurguricë, tashmë kanë një bazë të mirë të edukimit, me hapësirë të mjaftueshme dhe moderne.
Qeveria Lokale është e përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të mira në infrastrukturën arsimore. Të investosh në arsim, është investim në të ardhmen e këtij vendi”…!
Për investim dhe ngritjen e vetëdijes, të brezave të ardhshme në këtë vatër të edukimit, nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa investimi në edukim dhe arsim cilësor.
Banorët e Fshatit Gurguricë kanë falënderuar Autoritet e Qeverisjes Lokale, dhe “Bankën Botërore”, dhe këshilltarët Komunal nga Fshati Gurguricë, për angazhimin dhe në realizmin e këtij projekti shumë të rëndësishëm që ishte kërkesë e kamotshme e tyre, qe tash më u bë edhe realitet…!