MPB: Zero tolerancë për dhunë në ndeshjet e futbollit

Ministria e Brendshme njoftoi sot se do të ndërmarrë një sërë masash dhe aktivitetesh, si dhe forcimin e kontrolleve për të ruajtur rendin dhe qetësin në prag të ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit  të planifikuara për sot dhe nesër në Shkup.

Marketing

Brenda kualifikimeve në Ligën e Kampionëve, në ora 20:15 në Telekom Arena Shkendija pret TNS nga Uellsi, ndërsa nesër në stadiumin “Petar Milloshevski” Rabotniçki pret Honvedov (Hungari).

Apelojmë deri te qytetarët të cilët do të ndjekin ndeshjet që të përmbahen nga veprimet që shkelin rendin publik dhe që nxisin dhunën dhe krime të tjera. Ministria e Brendshme nuk do të tregojë asnjë tolerancë ndaj dhunës, shkeljes së rendit publik dhe krimeve tjera në kuadër të Ligjit për Parandalimin e Dhunës dhe sjelljes së padenjë në gara sportive, njofton Ministria e Brendshme.

Nga MPB gjithashtu u bëjnë thirrje gjithë qytetarët, veçanërisht grupeve të tifozëve, për brohoritje të ndershme dhe sportive.

Marketing