Erdogan emëron dhëndrin e tij, ministër të financave

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan e ka emëruar dhëndrin e tij si ministër i Financave të vendit pasi u betua në një mandat tjetër pesëvjeçar si president i Republikës së Turqisë.

Marketing

Emërimi i Berat Albayrak u shfaq tronditëse për opinionin publik mes shqetësimeve për nepotizëm në pozicionet udhëheqëse në shtet.

Kurse Erdogan, i cili u rizgjodh muajin e kaluar, është zotuar se do të “shtyjë përpara vendin” me fuqitë e tij të reja gjithëpërfshirëse.

Kundërshtarët kanë frikë se roli i tij i ri, si presidenti ekzekutiv, do të shkatërrojë demokracinë.

Pozicioni i ri i z. Erdogan shënon një tranzicion larg sistemit parlamentar dhe zyrës së kryeministrit, i cili ka filluar që nga themelimi i Republikës së Turqisë moderne turke, 95 vjet më parë.

Kjo i lejon atij të emërojë ministra dhe nënkryetarë dhe të ndërhyjë në sistemin ligjor./BBC/

Marketing